Një sipërmarrës nga Britania e Madhe thotë se ka fituar shuma të mëdha parash duke shitur produkte të cilat kanë përfunduar datën e skadimit.

Dan Cluderay, pronari i një biznesi i cili shet ushqime të lira, për të përditshmen britanike “The Independent” tha se disa prej ushqimeve që mund t’i ketë mbaruar afati i skadimit nuk është e nevojshme që të hidhen.

Ai ka përmendur disa nga produktet ushqimore, të cilat mund të konsumohen përtej datës së skadimit.

1. Patatinat

Konsumimi i patatinave edhe pas datës së skadimit nuk përben problem, pasi sasia e kripës që gjendet i ndihmon për t’i ruajtur.

2. Çokollata

Sasia e sheqerit që gjendet te çokollata e ndihmon për ta ruajtur më gjatë atë.

3. Keçapi

Përbërësit e keçapit kanë aftësi të rrojnë deri në një vit, nëse i kemi ruajtur në një vend të freskët dhe të thatë, ose në frigorifer.

4. Kosi

Kosi, mund të zgjasë deri në gjashtë javë përtej datës, edhe në rastet kur ze myk, mund ta pastroni dhe më pas ta konsumoni.

5. Djathi

Kur flasim për djathin, nuk përfshijmë të gjithë llojet e djathrave, por një pjesë e tyre. Si për shembull gorgonzola apo dhe djathëra të tjera të kësaj familje mund të përdoren për konsum edhe pas datës së skadimit.

6. Qumështi

Për sa kohë sa ai nuk ka erë të keqe ose të fillon të pritet, mund ta konsumoni pa problem.

7. Vezët

Edhe për vezët nuk kanë një datë të caktuar, për aq kohë sa nuk kanë filluar të vijnë erë apo nëse nuk janë thyer mund t’i përdorni.

8. Buka

Në qoftë se buka është pak e ndenjur mund ta ngrohni atë në furrë. Sigurohuni që ajo nuk ka zënë myk.

9. Orizi

10. Frutat dhe perimet