Lulja ka nevojë për dritë dhe kjo na shton probleme gjatë dimrit sepse duhet t’i fusim brenda në shtëpi, por edhe aty ka gjasa të thahen, andaj duhet të dimë se ku i lëmë, transmeton Gazeta Metro.

Lulet i mbajmë gjatë gjithë vitit brenda në shtëpi, por gjatë dimrit ka dallim vendi ku i vendosim sepse mund të thahen.

Fjala është për vendet pranë dritareve nëpër të cilat kalon ajri i ftohtë (duhet kujdesur që fletët e lules të mos prekin xhamin e ftohtë të dritares) dhe pranë burimit të nxehtësisë, siç janë stufat dhe radiatorët, sepse tërheqin lagështinë nga lulja, andaj është e mundshme që shpejt të thahet.
Këtë do ta vëreni nga fletët të cilat ngadalë marrin ngjyrë të gështenjtë, përkatësisht fillojnë të vyshken.

Ujitja e rrallë

Për shkak të zvogëlimit të dritës së diellit, lulet e shtëpisë gjatë dimrit rriten më ngadalë, andaj nuk është i nevojshëm shumë ujë si në stinët e ngrohta. Me ujitje të tepruar bimëve mund t’u shkaktoni sëmundje të ndryshme.

Më shumë dritë

Meqenëse rreze dielli ka pak, përpiquni që t’i eliminoni të gjitha pengesat e absorbimit të dritës së diellit, fshijani fletëve pluhurin rregullisht.