Gjykata Kushtetuese është e varur dhe kontrolluar nga pushteti dhe thuajse të gjitha vendimet e saj janë paraprakisht të koordinuara nga partia. Kështu thotë analiza e Komitetit të Helsinkit mbi punën e Gjykatës Kushtetuese që sipas tyre, nuk e bën aspak punën për të cilën ekziston. Madje sipas kryetares së këtij komiteti Uranija Pirovska Kushtetuesja është ajo e cila e nxiti krizën më të thellë që e ka pasur ndonjëherë Maqedonia me përgatitjen e terrenit për faljen masive të politikanëve të dyshuar për krime dhe korrupsion.

“Vendosëm të bëjmë një projekt të tillë pasi menduam se për herë të parë duhet të ndiqet edhe puna e këtij bastioni për të drejtat e njeriut pas ngjarjeve të vitit 2014 respektivisht pas të hënës së zezë. E dini se u sollën disa vendime fatkeqe që dëshmojnë për politizimin e Gjykatës Kushtetuese  dhe shndërrimin në instrument të pushtetit ekzekutiv. Kulmi i punës jo të famshme të Kushtetueses ishte pranimi i iniciativës për Ligjin për falje me çka presidentit iu dha mundësia që të sjellë vendimin masiv për falje, që më pas të fillojë kriza më e madhe politike në vend” , deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

Një prej autorëve të analizës Vosillav Stojanovski thotë se qytetarët po e humbin besimin në këtë institucion pasi nuk ofron debat cilësor publik të fushës juridike dhe nuk jep zgjidhje për shumicën e iniciativave të nisura.

“Ka gjykatës së varur që e bëjnë edhe gjykatën të duket si e varur nga pusheti ekzekutiv dhe  ligjvënës, më nuk dihet se kush është kush, kush qëndron pas kujt. Për fat të keq nuk janë të gjithë gjykatësit juristë të dalluar apo profesionistë që janë parakushte për tu bërë gjykatës i Kushtetueses. Ata anojnë në vendimet e tyre varësisht se kush e ka dorëzuar iniciativën…gjykata po mbyllet gjithnjë e më shumë për opinionin, nuk dëshiron shumë që të flitet për të dhe punën e sajë. Gjykata Kushtetuese nuk është ilaç efektiv ligjor për të drejtat tuaja”, tha Voisllav Stojanovski, Komiteti i Helsinkit.

Stojanovsi kujtoi një rast të cilin Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ta shqyrtojë vetëm sepse inicuesi ka dashur të flasë në shqip, ndërsa gjykata nuk i kishte siguruar përkthyes. Kjo dhe shumë raste të ngjashme si Lustrimi, Largimi i gazetarëve nga Kuvendi, Shpërbërja e Parlamentit me afat të shtyrë, Ligji për falje e të tjerë sipas Komitetit, vetëm tregojnë se Kushtetuesja punon me porosi politike.

Në publikim shfaqen edhe disa elemente që e bëjnë Gjykatën Kushtetuese si institucioni më jo transparent në Maqedoni pasi tashmë disa vite nuk lejohet incizimi i seancave të rregullta, nuk ka brifingje produktive për gazetarët, seancat zgjasin shumë pak dhe gjykatësit e kanë pushimin më të gjatë se kushdo në shtet. Sipas analizës së Helsinkit, gjykatësit kushtetues pushojnë më shumë se dy muaj e gjysmë në vit dhe punojnë vetëm afro 31 orë. Duke marrë parasysh se Gjykata Kushtetuesetashmë një kohë të gjatë nuk po prononcohet përkushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale nga komiteti vlerësojnë se mund të thirret një seancë e jashtëzakonshme ashtu siç ishte praktike për raste sensitive politike. Por në rast se shkohet sipas procedurave të rregullta, Maqedonia do presë deri në shtator për deklarimin e Kushtetueses.