Ylli televiziv, Kim Kardashian njihet për bashkëpunimet me njerëz të ndryshëm të njohur në botë, ndër ta edhe grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic.

Sa i përket estetikës së biznismenes nga Shtetet e Bashkuara, zbulohet se tashmë ia ka besuar punën edhe një tjetër shqiptareje.

Bëhet fjalë për kosovaren Toska Husted e cila kujdeset për lëkurën e Kim, si një eksperte për kujdesin e lëkurës së fytyrës.
E që së fundmi Kim Kardashian dhe nëna e saj 60 vjeçare, Kris Jenner kanë zgjedhur atë për përkujdesjen e fytyrës së tyre.

Toska ka një qendër estetike të saj në SHBA, ku për një kohë të gjatë kujdeset për fytyrat e superyjeve të Hollywoodit, për të cilët ofron shërbime të veçanta estetike dhe shpesh herë bëhet imazh i revistave prestigjioze të cilat shkruajnë për të.