Kim Kardashian ka ndarë së fundi me fansat një shqetësim mjaft të madh sa i takon shendetit të saj. Ajo ka treguar në Twitter se sëmundja nga e cila vuan prej disa kohësh tashmë po i përhapet edhe në fytyrë.

36 vjeçarja vuan nga sëmundjae “psoriasis”, një sëmundje që shkakton tharje të lëkurës dhe kruarje. Në statusin e saj në Twitter, Kim Kardashian shkruan: “Prit, po mua pse po mëpërhapet “psoriasis” në fytyrë?”, ndërsa ka vendosur edhe një ikonë që qan.

 
Më tej ajo ka shtuar:”Po shpresoj për një kurë sigurisht, por ndërkohë po mësohem ta pranoj se është pjesë e imja”. /albeu.com/