Kim Mehmeti halë në sy Ziadin Selën, ja si e thumbon?!

Shkrimtari Kim Mehmeti jep një sugjerim për popullin shqiptar, teksa e këshillon që të dalë nga dehja historike. Ai thotë se ne jemi i vetmi popull që prodhojmë heronj çdo javë, ndërkohëqë Anglia nuk ka një Ditë Pavarësie edhe pse ka dominuar botën. Sips tij, ka ardhur koha që të dalim nga vlerat e rrejshme, pasi kjo dëmton më shumë se mospasja e tyre.

“Ka vende që kurrë nuk kanë luftuar për liri dhe që kanë mungesë heronjsh e festash kombëtare – si për shembull Anglia, që nuk ka Ditë Pavarësie – por që kanë dominuar pjesë të tëra të botës! E ne, që për çdo javë prodhojmë nga një hero, ne që në çdo lagje kemi ‘komitetin’ e përhershëm për pritjen e trimave, si dhe grupin e ‘vajtojcave’ të devotshme, për përcjelljen e patriotëve të vdekur, mbetëm vasal besnik të sunduesve tanë! Ku ta dish, ndoshta ka ardhur koha kur duhet të dalim nga dehja heroike e çiftelisë me dy tela dhe të shohim më qartë se vlerat e rrejshme, të dëmtojnë më shumë se mospasja e tyre!” thotë Kim Mehmeti.Ky post i tij në rrjetet sociale është komentuar si goditje ndaj Ziadin Selës dhe prania e tij në rrjetet sociale, pas ngjarjeve të 27 prillit.