Kim Mehmeti me sa duket nuk mund të jetojë pa qenë në qendër të vëmendjes, duke dashur që të eksponohet çdo ditë nëpër portale dhe ngjarje publike. Ai, në llogarinë e tij në facebook, ka shënjestruar të gjithë partitë politike, pozitë, opozitë, të rinjë dhe të vjetër, të gjithë i duken të shpifur, asnjëri nuk i plotëson standardet e tij. “Nuk e di për tjerët – dhe jam i gatshëm t’i nënshtrohem vullnetit të shumicës – por sa për veti, gjithmonë do besoj se, nuk të bënë politikisht të ‘pastër’ dhe ‘opozitar’ të qënurit kritik vetëm ndaj qeverive ku nuk bënë pjesë edhe ti, por të vepruarit ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm edhe atëherë kur je pranë grazhdit të shtetit! Jo fshehurazi, por hapur e kam thënë se për mua, nuk ka dallim mes regjimit VMRO-BDI që bëri “Sopotin”, likuidimin e Harun Aliut me shokët, “Monstrën”, “Shkupin 2014”, Natën e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë…, dhe regjimit të mëparshëm VMRO-PDSH, kur funksionarët e PDSH-së miratuan kryqe gjigante e kisha, kur burrështetasit e kësaj partie i shkelmonin deputet e partisë rivale shqiptare, kur trupërojet e drejtuesve të kësaj partie i rrahën studentët e USHT-së. Më tej Kim Mehmeti shkruan: “Zotërinj, gjithë ne kemi të kaluar me përplot gabim dhe të pagabueshëm janë vetëm ata që nuk kanë lindur fare, por ajo që e bënë dallimin mes nesh, ka të bëjë me guximin të përballesh me të kaluarën tënde! Pra ajo që e bënë dallimin mes nesh, nuk ka të bëjë me sasinë e kritikave që ia drejtojmë regjimit kriminel VMRO-BDI dhe as me veshmbathjen e re partiake, por me vertikalen njerëzore e cila thotë: edhe mëkatet politike, më parë t’i pastron dhe ‘mbulon’ një kërkim faljeje, se sa emblema e re partiake!” Kohë pas kohe, zbulohen instrumentet me të cilat shërbehet Kim Mehmeti për të shpifur dhe përçarë opozitën shqiptare. Pas dëbimit të tij nga Top Channel, media prestigjioze shqiptare që nuk toleron joprofesionalizëm, ai ka futur në kryesi qëndrore të Lëvizjes Besa djalin e vogël, ndërsa djalin e madh e ka angazhuar që të moderojë portale  nga ku  shënjestron shigjetat helmuese ndaj kundërshtarëve politik, por edhe kundërshtarëve të politikës së modelit “Bashkim-Vllazërim me maqedonasit.

©fol.mk

kim almakos