Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë sot se do t’ia kthejë SHBA-së dronin nënujor që ia konfiskoi javën që shkoi.

Kina beson se droni do t’i dorëzohet SHBA-së në mënyrë të duhur, transmeton Express.

Javën që shkoi, nja anije detare e Kinës e konfiskoi dronin nënujor të SHBA-së në ujërat e Detit të Kinës Jugore, dhe tani thotë se do t’ia kthejë dronin.

Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës i bëri këto komente sot gjatë një konference për media në Pekin.