Kina gati të organizojë 2 gara në Formula 1

Duke parë se Formula 1 ka publikuar kalendarin vetëm të 8 garave të para, Kina synon të organizojë dy gara në pistën e saj. Një ide e vështirë për t’u realizuar për momentin, duke parë se në Pekin ka raste të reja me Covid-19. Shefi i departamentit sportiv në Shanghai, Xu Bin, potencon se kjo është kërkesë nga organizatorët e kësaj gare.

“Propozimi ka ardhur nga vetë organizatorët e botërorit, por nuk ka asgjë konkrete. Ndoshta në vjeshtë diçka pozitive mund të ndodhë”, ka thënë mes tjerash Xu Bin.

Gara e Kinës është e lidhur me garën e Vietnamit, në Hanoi, për të cilën nuk ka ende asnjë datë konkrete. “Liberty Media” pronare e Formula 1, mund të konfirmojë të dyja këto pista nëse arrin një marrëveshje ose vetëm pistën e Kinës, ku mund të organizojë 2 gara, pas muajit tetor.