Në Kinë është hapur për trafik ura më e lartë në botë.

Kjo urë shtrihet 565 metra mbi lum dhe përfshin 1.34 kilometra në mes të qytetit Xuanwei të provincës Yunnan dhe qarkut Shuicheng në provincën Guizhou.

Ajo shkurton udhëtimin me veturë në mes të të dyja vendeve nga mbi katër orë në një orë, raporton televizioni shtetëror kinez CCTV, përcjellë Klan Kosova.

Ndërtimi i saj ka kushtuar afro 140 milionë dollarë.

Shtatë nga 10 urat më të lartë në Kinë ndodhet në Guizhou.