Kina po ndërton një “Qytet pyll” që të luftojë ndotjen e mjedisit. Si një nga shtetet më të ndotura në botë ka vendosur që të përdorë pemët si filtra ajri në qytetin pyjor, i pari në botë, që ndodhet në qytetin jugor të Liuzhou.

Kina ka filluar ndërtimin e këtij plani gjigand, i cili pritet që të luftojë ndotjen e ajrit, të përmirësojë biodiversitetin, të zvogëlojë temperaturat e ajrit dhe është planifikuar që të përfundojë në vitin 2020.

Liuzhou Forest City është 175 hektarë dhe është i vendosur përgjatë lumit Liujiang. Ajo përbëhet nga një sërë ndërtesash si zyra, shkolla, apartamente, hotele dhe do të zhvillojë burimet e ripërtëritshme të energjisë si energjia gjeotermale dhe diellore.

Qyteti do të jetë shtëpia e 30.000 banorëve të cilët do hyjnë në qytet përmes një linje hekurudhore të shpejtë.