Kina vazhdon të armatoset më shpejtë se vendet tjera, thuhet në raportin e Institutit ndërkombëtar për hulumtime strategjike, i cili është publikuar sot në Londër.

Në dokument thuhet se në disa rajone luftarake armatimi është çdoherë e më i përparuar, që Kina pothuajse krahasohet me Perëndimin.

“Epërsia ushtarako-teknologjike e Perëndimit, e cila në mënyrë faktike ishte vërtetuar, tani është çdoherë e më kontestuese”, deklaroi drejtori i Institutit, Xhon Çipman.

Pasi Azia e tejkaloi Evropën në vitin 2012 në armatim, shpenzimet, të cilat ndahen për mbrojtje, vazhdojnë të rriten për pesë-gjashtë për qind në vit.

Buxheti i Kinës për mbrojtje vitin e kaluar arrinte 145 miliard dollarë. Ajo është ende shumë larg SHBA-së (604,5 miliardë dollarë), por më shumë nga Rusia (58,9 miliard dollarë), Arabia Saudite (56,9 miliard dollarë), Britania e Madhe (52,2 miliard dollarë) ose Franca (47,2 miliard dollarë).