Kipper Markete, Dauti Komerc, ALMA-M, Gemak Trejd dhe AK-Invest janë kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sipas qarkullimit për vitin 2020 shkruan TV21.

Platforma biznismreza.mk, ka radhitur TOP 100 kompanitë me të sukseshme në Maqedoninë e Veriut, sipas qarkullimit për vitin 2020.

Projekti i pregatitur nga biznismreza.mk përmbanë tri kategori

Kompanitë më të mëdha sipas qarkullimit
Kompanitë më të mëdha sipas fitimit
Kompanitë më të mëdha sipas numrit të punëtorëve
Kompania Kipper është radhitur në vendin e 28 me të hyra për vitin 2020, gjithsej 72.7 milionë euro, ne vendin e 61 është kompania Dauti Komerc me 43,8 milionë euro të hyra, Alma-M me 36,8 milionë euro, GEMAK Trejd me 35,5 milionë euro dhe AK-Invest në vendin e 84 me 33,4 milionë euro, transmeton TV21.

Qëllimi i projektit është që përmes analizave të tilla të kontibuojë në zhvillimin dhe përforcimin e klimës së biznesit përmes promovimit të kompanive më të suksesshme në vend, transmeton TV21.