Në një kishë në Kolombo, në kryeqytetin e Sri Lanka, ka ndodhur diçka e pazakontë.
 
Në ditën kur njerëzit e besimit krishterë do të bënin shërbimin në kishë, dhe lutjet e tyre tradicionale ata u habitën me shkrimin në fletushkat e printuara që do t’i lexonin, transmeton lajmi.net.

Në vend të tekstit që duhej shkruar në fletushka, personat adekuat që printuan ato, gabimisht shtypën këngën e legjendës së rap-it Tupac Shakur “Hail Mary”, e këtë nuk  e vërejtën fare deri sa ato iu shpërndanë besimtarëve që ishin në kishë.

Versioni i Tupac, Hail Mary, përmban lirika për dhunën eksplicite dhe referenca për organin gjenital të femrës.

Në vend të fjalisë tradicionale që thuhet në kisha “Hail Mary plot hir, Zoti është me ty”, ata kishin të shkruar “Do you want to ride or die?”.

Ky aktivitet në kishë ka qenë i shpallur si një festival i muzikës për paqe dhe harmoni, por siç duket mori kahje tjetër.

E megjithatë prifti nga kjo kishë Joseph Vaz Trust që organizoi këtë aktivitet bashkë me Kryedioqezën në Kolombo, ka kërkuar falje për këtë gabim që deri vonë nuk e vërejtën.

“Na vjen shumë keq që ndodhi kjo, nuk e kemi parë gabimin tonë”, u shpreh ai.

E megjithatë, ky gabim nuk pasoi edhe pa dalë në rrjetet social, njëri që mori pjesë në këtë shërbim e njohu menjëherë që është kënga e Tupac, dhe kështu e ka shpërndarë fletushkën në Twitter, ku edhe mori hov lajmi nëpër medie. /Lajmi.net/

View image on TwitterView image on Twitter