Sipas një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”, aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka rezultuar gruaja më e bukur në botë për vitin 2021.

Në fillim, revista vuri në dukje se ylli i “Dashuria është në ajër” ishte pjesë e listës së “100 fytyrave më të bukura të vitit” dhe më pas ka komunikuar që aktorja e njohur për rolin e Edës ka marrë vendin e parë edhe një vit më parë. Pra, kjo është e dyta herë që shpallet aktorja më e bukur.
Sipas “Glamour UK”, kurorëzimi i aktores 27 -vjeçare si gruaja më e bukur në botë ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale.

Ndonëse një pjesë e mirë e ndjekësve e kanë mbështetur përzgjedhjen e “Glamour UK”, rrjeti ka edhe një pjesë të konsiderueshme që mendon se bukuria e aktores ka ardhur edhe si rezultat i disa ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë kohët e fundit.

Megjithatë, pas këtij çmimi të shpallur nga “Glamour UK”, përdoruesit e mediave sociale dhe shumë prej faqeve të njohura të internetit kanë shprehur kureshtjen për të mësuar sekretin e bukurisë së Erçel.