Bima e rozmarinës ndihmon qarkullimin e gjakut si dhe përmirëson humorin.

Rozmarina e njohur ndryshe edhe si mersinë, përmban antioksidantë, të cilët luajnë rol kyç për pastrimin e mëlçisë.

Një nga mënyrat më të mira për tu marrë është duke zier një lugë rozmarinë në ujë të nxehtë për 10 minuta dhe duke pirë çdo ditë nga pak prej tij në formë çaj.

Gjithashtu ky lëng shërben për të luftuar dobësinë e përgjithshme të trupit si dhe favorizon lehtësinë e tretjes.