Një bluze për Krishtlindje është në shitje për 24 mijë funte.

Kjo mund të duket si diçka e çuditshme – bluzë të cilën ju mund ta vishni vetëm njëherë në vit, por pikërisht kjo bluzë është e mbuluar në 24.274 kristale Swarovski të vendosura individualisht, transmeton Klan Kosova.

E bërë në partneritet me Tipsy Elves, bluza mori 52 orë kohë për t’u përfunduar.

Tipsy Elves është bashkuar me Swarovski për t’ju sjellë bluzën e Krishtlindjeve më të shtrenjtë në botë”, ka shkruar kompania në faqen e tyre.