Me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nesër (e Martë, 22.11.2016) Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së, dr. Festim Halili, do të vizitojë Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit ku do të marrë pjesë në disa evenimente që organizohen në këtë qytet.

1-968-620x315

Në ora 16:30 do të mbahet Konferencë në sallën e Muzeut të Alfabetit në Manastir me temë: “Kongresi i Manastirit dhe personalitetet e anëtarëve të Komisionit të Alfabetit”.

Ndërsa në ora 17:00 do të bëhet inaugurimi i Dhomës Përkujtimore të Anëtarëve të Komisionit të Alfabetit

Më pas në ora 19:00 në Sallën e madhe e Qendrës për Kulturë në Manastir do të mbahet Galla Koncert ku do të marrin pjesë:

Orkestra Filharmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”

Solist: Shkëlzen Doli – violinë

Dirigjent: Olsi Qinami

Mysafir special: Çun Lajçi – poezi