Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Kinës, Turqisë dhe Rumanisë.

Në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë. Yin Liksijan u shpreh kënaqësi e përbashkët me marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, bazuar në frymën e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë, transmeton TetovaSot.

Në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkal Kara, u theksua se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve janë karakterizuar nga dialog të hapur, respekt dhe mbështetje.