Mbajtja e flokëve kapur bisht për një kohë të gjatë mund të shkaktojë jo vetëm rënie flokësh por edhe dhimbje të tyre.

Mund të tingëllojë çuditshëm, por të gjitha femrat mund ta kenë përjetuar të paktën një herë këtë gjë dhe nëse flokët i mbajnë lëshuar.

Sipas dermatologëve akumulimi i ynydrës si pasojë e moslarjes së flokëve mund të shkaktojë inflamacion të folikulave. Nëse ju vazhdoni e kruani skalpin e kokës ky i fundit do të lirojë citokina disa kimikate të vogla që do e përhapin këtë inflamacion në të gjithë kokën.

Nëse flokët i keni të larë, nuk i keni kapur bisht prej ditësh dhe sërisht ndjeni dhembje, kjo mund të ndodhë për shkak të produkteve kozmetike pasi kimikatet mund të irritojnë lëkurën e kokës.