E përmbledhur do të thotë “katër­gjeneratat” dhe sipas Komisionit Evropian, gjenerata më e fundit e përdorshme për momentin ajo e 4G, ofron tepër lehtësi dhe shpejtësi në përdorimin e…

E përmbledhur do të thotë “katër­gjeneratat” dhe sipas Komisionit Evropian, gjenerata më e fundit e përdorshme për momentin ajo e 4G, ofron tepër lehtësi dhe shpejtësi në përdorimin e “datw­s” e thënë ndryshe, një film prej një ore mund të shkarkohet në vetëm 6 minuta, shkruan gazeta KOHA.

1G apo gjenerata e parë e rrjeteve të telefonave, ose “datë­s”, fillimisht u prezantua në vitin 1991, dhe 2G më vonë ishte simotra e saj. Në këtë gjeneratën 1G telefonat mund të bënin vetëm telefonatë ndërsa me atë 2G, u fut për herë të parë edhe SMS dhe MMS.

3G solli një farë shpejtësie, prej 2mbit/s, e kështu ndihmoi në nxitjen dhe zhvillimin e “Telefonave të mençur”.

Në vitin 2010, 4G u bë e disponueshme, me një shpejtësi shumë më të lartë se ajo 3G, por nuk është në çdo vend e disponueshme për tu përdorur.

 Në vitet e ardhshme pritet që të prezantohet edhe gjenerata më e fundit ajo e 5G, mes viteve 2020 dhe 2030, e cila ndryshe do të thotë, një film i cili zgjat një orë, mund të shkarkohet në vetëm 6 sekonda kohë.