Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Për shkak mjegullës deri në 100 metra është zvogëluar dukshmëria në Saramazalinë, Strumicë, Katllanovë – Veles – Katllanovë, Tetovë, Strazhë, Makedonski Brod dhe Resnjë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.

Nga data 8.12.2017 në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Strugë – Kalimi kufitar Qafthanë, filloi ndryshimi i regjimit të trafikut, i cili do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit. Përparësia do të shënohet me anë të sinjalizimit vertikal dhe horizontal.

Komunikacioni në rrugën magjistrale A1 në rrugën drejtë Republikës së Shqipërisë para vendkalimit kufitar Qafëthanë, si dhe në rrugën magjistrale A2 Deve Bair – Kumanovë, komunikacioni është normalizuar. /Fol/