Kjo teknologji mund të lë pa punë serviset për riparimin e gomave.

Bëhet fjalë për “Rhino Tire Technology” e cila sipas zhvilluesit të saj kjo teknologji jo vetëm që ju mundëson të vazhdoni udhëtimin pasi që goma është shpuar por në të njëjtën kohë e riparon atë pa humbur fare ajër, transmeton Express.

Kjo teknologji bënë të mundur riparimin e vrimave deri në 0.60 cm.

Kjo teknologji funksionon duke ngrohur një polimer në temperaturë të lartë dhe pastaj shpërndahet brenda në gomë.

Kjo shtresë unike polimeri shpërndahet njëtrajtshëm dhe pastaj shtohet një gel special i cili në bashkëveprim me ajrin riparon dëmtimet e shkaktuara në gomë.

Kjo teknologji mund të aplikohet në të gjitha llojet e gomave si në biçikleta, motoçikleta, vetura dhe kamionë.