Deputeti Milaim Zeka aktualisht është i martuar me Edlira Qefalija, me të cilën ka dy vajza. Por deputeti Zeka ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e parë, me bashkëshorten Albanën.

Ai në një intervistë të mëparshme në media kishte folur për martesën e parë, duke deklaruar se ish bashkëshortja e tij është ndarë nga ai për një burrë tjetër, kishte gjetur dashurinë pranë Florin Krasniqit, ish anëtar i Vetëvendosjes.

Vite më parë kur Milaim Zeka kishte jetuar në Suedi, ishte e çuditshme se si bashkëshortja e tij Albana arriti të punësohej në agjencinë jugosllave JAT (Yugoslav Airlines) si shitëse biletash , do të thotë bashkëshortja e një azilanti të punonte në kompaninë shtetërore serbe. Kjo e vë në dyshim punën që Milaim Zeka bënte dikur.

Image

Vetë Zeka pati deklaruar se ai ka raporte të mira me ish bashkëshorten, duke qenë se kanë bashkë dy vajza. Por ato raporte të mira, duket se edhe bashkëshortja e tij aktuale, Edlira i ka me Albanen. Kjo pasi ato janë parë shumë të afërta me njëra tjetrën në Facebook, duke i dhënë komente të mirë njëra tjetrës.

Tani Albana vazhdon jetën në Suedi, me një vajzë nga martesa e dytë, derisa Milaim Zeka jeton në Kosovë pranë bashkëshortës nga Shqipëria, Edlira Qefalija, me dy vajzat e tjera.

Ish bashkëshortja e tij, Albana është motër e bashkëshortës së Arbër Vllahiut, kandidatit të AAK-së, për Prishtinën. Kjo lidhje e tyre bëhet e ditur nga Facebook, ku Dije Vllahiu ka si mbesa vajzat e Milaim Zekës, ndërsa nënë e tyre motër. Kjo lidhje familjare i bën Zekën dhe Vllahiun si baxhanakë./BS