Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, në listën anketuese ka deklaruar mes tjerash se posedon një shtëpi prej 309 metra katrorë në Kumanovë, një veturë “Citroen C4”, fotografi artistike dhe disa kartela pagesore me vlera të ndryshme, shkruan Alsat.

Ndërkohë në listën anketuese ai ka paraqitur edhe një shtëpi dhe truall që është në pronësi të prindërve të tij, një traktor, një makinë “Shkoda Fabia” si dhe disa prona të tjera në pronësi të bashkëshortes së tij.

Megjithatë krahas pasurisë në Listën Anketuese të Spasovskit figuron edhe një kredi prej 600.000 denarëve./ Alsat.mk