Nuk është sekret se pyjet siberiane kanë qenë nën presionin e motit ekstrem kohët e fundit. Kushtet atmosferike janë aq ndryshme dhe të ftohta sa shumë gropa të mëdha janë duke u shfaqur nga askundi.

“Business Insider”  shkruan se një studimi i ri ka zbuluar se një nga krateret më të mëdha në rajon, i njohur nga banorët lokal si “porta e ferrit”, po rritet në mënyrë të frikshme.

Ai po nxjerr në sipërfaqe, ditë pas dite, pyjet dhe skeletet e varrosura deri në 200,000 vite më parë.

I njohur si krateri “Batagaika”, ai quhet zyrtarisht si “super-gropa” ose si “hyrja për në botën e nëndheshme”

Shumë kratere të këtij lloji janë shfaqur në Siberi vitet e fundit, por studiuesit mendojnë “Batagaika” është vërtet një anomali.

Ai ndodhet rreth 660 km në veri-lindje të kryeqytetit të rajonit Yakutsk