Të prekurit nga reumatizma, në Shqipëri e sidomos në vendet bregdetare, janë shumë. Nisin me shqetësime të lehta e përfundojnë në dhimbje të qendrueshme, të cilat vështirë se mund të largohen. Sot, po përhapen gjithnjë e më shumë recetat natyrore dhe një prej tyre është ajo me barishte dhe mjaltë.

Përbërësit:

 

2 kg mjaltë gështenje

1 litër ujë

250 gr tërfil dhe jonxhë

Përgatitja:

Përzieni 2 kg mjaltë gështenje me 1 lt ujë dhe 250 gr tërfil dhe jonxhë. VendosIni barishtet të ziejnë në ujë për 1 orë. Sapo të nisë vëlimi, hiqeni nga zjarri dhe shtoni mjaltin. Lëreni të pushojë.

Përdorimi:

Konsumoni 2 lugë pas ngrënies, tre herë në ditë.