“Facebook”, së shpejti do nisë të shfaqë reklama në mes të videove që postohen në rrjetin social më popullor sot në internet.

Burime pranë kompanisë, bëjnë me dije se fitimet e reklamave do të ndahen mes kompanisë së Mark Zuckenberg dhe publikuesve të tyre.

Në fakt “Facebook” ka nisur që vitin e kaluar me shfaqjen e reklamave në video, por shumë pak publikues kanë marrë të ardhura nga publikimi i tyre.

Krahas “YouTube”-it, tashmë edhe “Facebook” kërkon t’i japë më shumë fokus video-ve, të cilat marrin me miliona klikime në ditë.