“InstaStory” është vecoria më e fundit e aplikacionit të fotove, Instagram.

Duket se kjo risi është pritur mirë nga përdoruesit dhe ka sjellë një rritje të perdorimit të Instagramit.

Në vetem pak ditë, InstaStory ka arritur të tërheqë shumë përdorues të aplikacionit Snapchat.

Instagram përvec kësaj vecorie po mendon të fusë edhe video reklama që do të paraqiten në mes të “story” të përdoruesve për të gjeneruar më shumë fitime.