Kim Kardashian dhe Kanye West mund të jenë miliarderë  – por edhe ata i shijojnë dhuratat si të gjithë, edhe ata nuk mund t’i rezistojnë dot një apartamenti luksoz në New York dhe për më tepër, FALAS.

 

Ҫifti më i fuqishëm i Hollywood-it po qëndrojnë në një apartament që kushton plot 30 milionë dollarë dhe këtë e kanë dhuratë nga agjencia e shtëpive me qira AirBnb, pasi apartamenti i Kanye-t në New York ishte konsideruar “shumë i vogël” për bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, sipas burimeve të The Sun.

Më shumë këtu do të qëndrojë Kim dhe dy fëmijët, pasi Kanye gjatë kësaj kohe do të jetë nëpër ture.
Apartamenti ka gjithsej 5 dhoma gjumi, 6 tualete, një taracë të madhe jashtë, dhe një pishinë private. Të habitur? Por akoma nuk keni parë fotot …

Kim ka pozuar nga ballkoni i shtëpisë së re ku do të qëndrojë për plot 3 muajt e vjeshtës së bashku me familjen.