Jo vetëm Elvana Gjata, por edhe Altuna Sejdiu është përfolur kohët e fundit për një shtatzëni të mundshme. Pas ndarjes me Cozman, nuk kanë qenë të paktë “partnerët” e rinj që janë përfolur për Tunën, duke filluar që nga Ylli Limani e më vonë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, me të cilët këngëtarja ka realizuar këngët e fundit. Megjithatë, pak ditë më parë Tuna dhe Patris Berisha kanë konfirmuar për Prive se janë në një lidhje, kështu që mendohet se artistja, për momentin u ka dhënë fund thashethemeve.

bc76b2aa18ac7fcb228c16bd961b0c07

Por sot, Tuna ka postuar një foto nga studio muzikore e Flori Mumajesit, kantautori i njohur, i cili nuk ka mbetur jashtë vëmendjes për marrëdhënien e tij me Elvana Gjatën.

Me sa duket, Tuna ka në plan një projekt të ri, i cili do të realizohet në studion e Threedots, por nuk do të japë vetëm këtë lajm. Duke shkruar “materniteti muzikor” për studion e famshme, Tuna ka ironizuar në këtë mënyrë të gjitha gojët e liga që së fundi kanë lakuar emrin e saj, të Elvanës, por edhe të Florit.

2144fea905295eafbb66db38eadf4c32

Pas fotos së Tunës, edhe Flori e ka ripostuar në profilin e tij në Instagram duke e falënderuar kolegen për foton “serioze”: “Prandaj muzika është dashuri…” –shkruan ai pas saj.