Quhej Afërdita Zatriqi. Ishte emër i njohur i viteve 7o-ta. Atëherë e njohur edhe për nga pamja , performanca e saj perfekte , tek me meritë e mbante edhe kurorën “Bukuroshja e parë” e Prishtinës, në vitin 1968, shkruan Kosovarja.
Në atë vit ajo ishte gjimnaziste e gjimnazit të sotëm “Sami Frashëri”. Ishte nxënëse shembullore, por edhe aktiviste e dalluar e kryeqendrës.
Ishte e martuar me futbollistin e njohur të Kosovës Blerim Hatipin, nga i cili e ndau herët sëmundja e rëndë.
Vdekjen e saj të hershme, e bashkëndjen shumë qytetarë anë e kënd Kosovës.
Kjo foto e gjetur rastësisht në arkivin e Kosovares na kujtoi dhe na cyti që t’i shkruajmë këta pak rreshta.


