Të gjithëve na pëlqejnë recetat natyrale për kujdesin ndaj lëkurës.

Më poshtë ju sjellim një recetë të thjeshte dhe lehtë të aplikueshme që ju freskon fytyrën.

Përbërësit:

  • 2 lugë vazelinë
  • Një luge vaj ulliri
  • Një të verdhë të vezës
  • Një lugë mjaltë
  • Një avokado 

Përgatitja:

  1. Nxeheni vazelinën për disa sekonda derisa të zbutet.
  2. Shtoni mjaltin dhe përzieni mirë, pastaj shtini një nga një përbërësit e tjerë dhe vezën në fund. Përzieni mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Përdorimi:

  • Fillimisht leni masën e fituar të qëndroj për pesë minuta
  • Pastrojeni fytyrën mirë pastaj vendosni kremin në fytyrë
  • Bëni masazh ngadalë fytyrës
  • Lëreni për 30 minuta pastaj largojeni me një copë pambuku të lagur në ujë mineral.