Një masazh relaksuese nuk kërkon metoda të veçanta. Mund të bëni një masazh të mahnitshëm thjeshtë duke ndjekur këta hapa më poshtë përmes fotove.
Para së gjithash, ofroni një temperaturë të rehatshme: nuk duhet të jetë shumë nxehtë apo shumë ftohtë në dhomë.
Merreni parasysh faktin se trupi ftohet gjatë procesit. Është më mirë të bëni masazh në një sipërfaqe të fortë, të fokusoheni në qafë, supe dhe shpinë, transmeton Gazeta Express.
1.
Filloni me lëvizje të lehta të masazhit. Duhet të lëvizni nga supet e deri në bel dhe prapa. Lëvizjet në supe duhet të jenë më të forta por ende të buta në këtë fazë.
2.
Përdoreni gjithë pëllëmbën gjatë procesit: Mund të filloni t’i përforconi lëvizjet.
3.
Mund t’iu kushtoni vëmendje të veçantë supeve, pasi ato preken veçanërisht nëse qëndroni shumë ulur. Thjeshtë bëjini më shumë masazh kësaj zone. Mund të aplikoni edhe teknika të shtypjes, duke shtypur butësisht në pika specifike, transmeton Gazeta Express.
4.
Mos i bëni masazh shtyllës kurrizore në asnjë rast. Kur të punoni në këtë zonë, lëvizni prapa fibrave të gjatë të muskujve.
5.
Të gjitha llojet e masazheve në gjymtyrë fillojnë me goditje të lehta ngrohëse. Nëse ka ndonjë problem në zonat ku ka dhimbje, ato duhet të masazhohen duke shtypur mbi to me thonj.
6.
Kërkesat themelore për të kryer masazh në fytyrë janë: muskujt me të cilët jeni duke punuar duhet të jenë maksimalisht të qetë; masazhi duhet të kryhet qetë, ritmikisht, ngadalë, dhe pa shkaktuar dhimbje; lëvizni në drejtim të fibrave muskulore; kur fërkoni lëkurën, butësisht shtypeni atë për në kockat e fytyrës.
Mund ta përfundoni masazhin duke lëvizur maje të gishtave në gjithë pjesën e prapme të trupit. Kjo do ta zbutë lëkurën.