Një studim i ri ka shtuar prova se sistemi imunitar i njerëzve luan rol kyç në zhvllimin e sëmundjes së Parkinsonit. Hulumtimi gjithashtu ofron shpresë se trajtimi i hershëm parandalues mund të kompensojë pasojat e rënda të kësaj sëmundjeje, shkruan “Medical News”.

Sëmundja e parkinsonit është një sëmundje kronike, progresive. Karakteristikat e kësaj sëmundjeje përfshijnë dridhje, ngurtësim dhe ngadalësim të lëvizjes së muskujve. Ekzistojnë rreth 10 millionë njerëz në të gjithë botën, që janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Parkinson rezulton si humbje e qelizave nervore në një pjesë të trurit. Këto qeliza në kushte normale prodhojnë dopaminë, një lajmërues kimik ose neurotransmetues, i përfshirë në kontrolllimin e lëvizjes. Shumica e njerëzve me këtë sëmundje diagnostikohen mbi moshën 50 vjeç. Vite përpara diagnostikimit, këta njerëz përballen me simptoma si: humbje e ndjshmërisë së aromës, kapsllëk, ndryshime të humorit si dhe çrregullime të gjumit.

Gjithsesi, një studim i ri i kryesuar nga studiues të Insititutit për imunologji më Kaliforni, ka shtuar prova se sistemi imunitar i një personi mund të jetë përgjegjës për dëmtimin e këtyre qelizave nervore.

Hulumtimi, i cili u publikua në revistën “Nature Communications”, tregon gjitashtu se ky sulm autoimun mund të fillojë më shumë se një dekadë përpara, se personi të diagostikohet me sëmundjen e Parkinsonit.

Këto gjetje kanë ofruar shpresë së mjekët mund të jenë në gjendje ta diagnostikojnë sëmundjen më herët dhe se trajtimi imuno-supresiv mund ta ngadalësojë apo ta parandalojë shkatërrimin e qelizave nervore.

Duke patur parasysh këtë, studiuesit janë të interesuar të monotorojnë njerëzit me rrezik të lartë gjenetik të zhvillimit të sëmundjet së Parkinsonit si dhe njerezit që shfaqin simptoma të hershme. Nëse në teste tregohet se qelizat e tyre nervore kanë filluar të dëmtohen, atëherë ata do të pranojnë trajtime eksperimentale, të cilat supozohen që ta parandalojnë shkatërrimin e këtyre qelizave.

Deri më tani, në eshtë vërejtur se ata që kanë pranuar terapi të tilla kishin shumë më pak rrezik të përballen ketë sëmundje në krahasim me ata që nuk e morën këtë terapi.