Shtëpia misterioze trekatëshe e ndërtuar karshi ambasadës amerikane në Shkup, është shkaku i vërtetë pse BDI ka pranuar të hyjë në qeveri me LSDM-në, e jo platforma shqiptare, shkruajnë mediumet maqedonase.

Kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 2011 ende është ndërtim i egër. Ajo përmendet edhe në “bombën38” të publikuar nga Zoran Zaev, transmeton Gazeta Lajm. Në këtë “bombë” dëgjohet një bisedë mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga komuna e Çairit kanë thënë për start.mk se shtëpia trekatëshe ende nuk është legalizuar. “Pronari ka bë kërkesë për legalizim, por kërkesa është refuzuar edhe në instancë të parë edhe në instancë të dytë”, kanë thënë nga komuna Çair./lajmpress