Shkruan Gjyla Çeliku

Sot kur një vajzë jetime që nuk do ta ndjejë asnjëherë dashurinë e babait, duhet të ndjejë dashurinë e gjithë kombit!

Sot kur një gruaje i mungon bashkëshorti për ta përkrahur në sfidat jetësore, duhet të përkrahet nga të gjithë ne!

Sot kur prindërit që nuk u ndalën as edhe një minut së kontribuari për atdhe dhe së vrapuari rrugëve të Europës për të arritur deri te e vërteta, meritojnë respekt dhe përkrahje nga gjithë ne!
Sot ata/ato të cilët dikur kishin qëllim të përbashkët i munguan protestës, por pala tjetër u dëshpërua me pjesëmarrjen e politikanëve të Dardanisë.

Nuk ka të keqe kur na bashkon përkrahja e njëri tjetrit sepse mbizotëron uniteti, ndërsa qëllimet dashakeqëse dhe shpifjet ju që shani mbani mbi supet e juaja. E lehtë është të logjikosh dhe veprosh si militant sepse humb sensi i emocioneve familjare dhe kombëtare, e rëndë është të veprosh arsyeshëm në këto kohëra të hajnisë dhe kriminalitetit!
Juve që ishit aty ju përgëzoj, do isha edhe unë pjesë e juaja por jam jashta shtetit, ndërsa ju që shani protestën sot dhe të pranishmit, shani kombin tuaj dhe marre ju qoftë!
#MeAstritin