Cristiano Ronaldo ka kërkuar që Real Madrid të vendosë çmimin e tij të shitjes për një transferim potencial në verë, 100 milionë euro, shkruan gazeta britanike “Daily Record”.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i lojtarit më të mirë të vitit 2017 i ka bërë të njohur PSG-së dhe Manchester Unitedit, se sulmuesi është i gatshëm të “luftojë për një lëvizje” jashtë futbollit spanjoll, nëse është e nevojshme.

Klauzola e lirimit në kontratën 5-sezonale, që Ronaldo ka nënshkruar në nëntor 2016, qëndron përmes një simbolike 1 miliard euro (887 milionë funte).

Ronaldo deri më tani ka pasur 277 paraqitje për madrilenët dhe ka shënuar 289 gola

Kampi i Ronaldos po kërkon një angazhim nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, që do ta shiste portugezin për një “tarifë realiste” më të ulët se një e dhjeta e asaj shume, duke bërë të mundur që PSG-ja dhe Manbchester United të ndjekin gjurmët e portugezit ndërkombëtar.

Marrëdhënia e Ronaldos me Perez është në një nivel të rrezikshëm e të ulët, teksa burime të afërta me futbollistin më të suksesshëm në historinë e Real Madridit thonë se ka arritur një pikë sa “ai as nuk dëshiron të flasë me presidentin”.

Ndryshe, marrëveshja aktuale e Ronaldos shkon deri në verën e vitit 2021 dhe përfshin një pagë bruto të garantuar mbi 48 milionë euro.