Aparati më modern për FAKO intervenime është vendosur në funksion të Klinikës Universitare për sëmundje të syve. Aparat të tillë kanë vetëm disa vende dhe është i vetmi në rajon.

Aparati, i cili është blerë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, është në vlerë prej pesë milionë euro dhe me të veçmë janë bërë tetë intervenime.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot e vizitoi Klinikën e syve, pas çka deklaroi se me aparatin do të mundësohet ulje e rreziqeve  dhe rritje e efikasitetit të intervenimeve, si dhe rritje e numrit të intervenimeve të cilat mund të bëhen edhe atë institucion të shëndetit publik.

Krahas të dy aparateve të cilat i ka, theksoi ky do të jetë i treti, që do të thotë se rritet edhe numri i aparateve të Klinikës. Sipas tij, ajo që është më me rëndësi është se fitohet aparat më bashkëkohor.

Theksoi se në takimin me drejtorin dhe ekipin e Klinikës janë dakorduar prej 2.500 numri i intervenimeve të rritet në 4.700. Kjo gjithashtu, do të mundësohet si rezultat i aparatit të sapoblerë dhe organizimin e ri i cili u dakordua të bëhet në Klinikë.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të syve, Iljaz Ismaili tha se aparati është teknologjia më e re, i cili është prezantuar nga fundi i vitit 2015 në Barcelonë dhe nga viti i kaluar vetëm disa vende e kanë.

Shtoi se të gjithë njerëzit pas vitit të 40-të duhet të bëjnë kontroll te specialisti i syve.