Ludmil Kllusev, i biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Kllusev para gjykatësit të Qarkut, Alvin Tompson në Hartford është deklaruar për fajtor për shpërndarjen ilegale të narkotikëve, thonë në njoftim për “Meta” nga Ministria e drejtësisë, SHBA.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe deklaratat e dhëna në gjykatës, Kllusev, i cili ka pasur institucion psikiatrie në Milford, i ka shkruar ilaçet “aderal” dhe “aneks” pacientëve që kanë paguar në dorë.

“Hetimi, që përfshin dëshmitarë të besueshëm dhe polic me detyrë sekrete i cili është prezantuar si pacient, ka zbuluar se Kllusev i ka shkruar ilaçet ma kontroll mjekësor, ka shkruar receta pa v[tretuar gjendjen që kërkon trajtim mjekësor me këto ilaçe dhe ka dhënë receta në këmbim të parave ndaj pacientëve të cilët kanë treguar varshmëri nga droga dhe sjellje varshmërie. Ai gjithashtu ka urdhëruar punonjësit të firmosin receta në emër të tij, kur ai ka qenë jashtë shtetit. Në vitin 2014/15, Kllusev në mënyrë joligjore ka faturuar nga kompanitë private të sigurimit shëndetësor rreth 76.983 dollarë për shërbime mjekësore kur ai ka qenë jashtë shtetit” thuhet në njoftim.

Kllusev është deklaruar për fajtor se ka pasur qëllim të shpërndaj narkotikë, që sjell dënim maksimal me burg prej 20 viteve dhe për mashtrim me mbrojtjen shëndetësore për çka parashihet dënim me burg prej 10 viteve. Kllusev gjendet në paraburgim pasi u arrestua më 12 nëntor 2015.

“Ky mjek ka shitur ilaçe rigorozisht të kontrolluar në këmbim të parave sikur të kishte qenë shpërndarës i rëndomtë i drogës. Zbuluam se lloji i pilulave që i shkruan janë për raste të vdekjes që shkaktohen nga doza e tepërt. Ato janë shumë të rrezikshme nëse nuk merren në mënyrë të rregullt” thotë prokurori shtetërore për distriktin Konektikat, Deirdre Dali.

Palët janë pajtuar që dënimi përkatës me burg në këtë rast të jetë mes 26 dhe 77 muaj. Kllusev gjithashtu ka pranuar që t’ia marrin ordinancën. Nga zyra e tij në ditën e arrestimit janë konfiskuar 173.095 dollarë. Ai gjithashtu është pajtuar që të heq dorë nga 117.431 dollarë shtesë që kanë qenë në llogarinë e tij zyrtare dhe të paguaj kompensim prej 76.983 dollarë.

Gjykatësi Tompson vendimin e tij do ta shqiptoj ë 22 shkurt vitin e ardhshëm.