Origi do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të sezonit, pasi nuk bënë pjesë në planet e Klopp për sezonin e ardhshëm.

Është vet trajneri gjerman që ka folur në lidhje me belgun, duke e cilësuar atë si një legjendë të Liverpoolit.

Sipas tij ai meriton të marrë një mbështetje në ndeshjen e së dielës, në ‘Anfield’.

“Pres që në ndeshjen e fundit të kampionatit, Origi të marrë një mbështetje të ngrohtë nga publiku i ‘Anfield’. Ai për mua është një legjendë e Liverpool, një nga lojtarët më të rëndësishëm që kam pasur. Mund të duket e çuditshme nisur nga numri i ndeshjeve që ka luajtur, por ka qenë një kënaqësi e madhe të punoja me të”, ishin fjalët e Klopp, përcjell lajmi.net.

Sipas gjermani, Origi do të shkëlqej kudo që të transferohet, pasi është një djal I jashtëzakoshëm.

“Ende nuk ka mbaruar, kemi edhe një ndeshje të fundit. Origi meriton më të mirat dhe kudo të shkojë do të jetë 100% i suksesshëm. Është një lojtar dhe djalosh i jashtëzakonshëm dhe të gjithë në skuadër e duan shumë. Kur mendoj për Origin më vijnë në mendje gola të rëndësishëm, por edhe dëmtime të shumta. Por, ai mbetet një legjendë e Liverpool”, u shpreh ai.

Belgu ka pasur vetëm 18 paraqitje këtë sezon me ‘Reds’ ku ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar katër asistime./Lajmi.net/