Koalicioni “МОЖЕМЕ” ku bëjnë pjesë LSDM-ja bashkë me Lëvizjen Besa, partinë e serbëve të Maqedonisë të udhëhequr nga Dragisha Miletiqi, partia rome e Amdi Bajramit, Fiat Canovski me partinë e tij dhe disa parti tjera minore si partia e “Brat Lubes” dhe “Dostoinstvo” e Stojanco Angelovit, tashmë kanë filluar aktivitet zgjedhore edhe pse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve.
Të gjithë këta tashmë janë në terren , bashkë me kandidatët e tyre për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore dhe kanë dalur me qëndrim lidhur me situatën aktuale me koronavirusin Covid-19 si dhe për nevojën që vendi të shkojë në zgjedhje, që duhet të mbahen sa më shpejt.
Në këtë vijë, edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall kasami mbështeti qëndrimin e koalicionit dhe në mes tjerash thya”

“Patëm një takim bashkërendues me deputetët për njësinë 6. Sigurisht që ende ska nisur fushata dhe ky takim nuk ishte pjesë e fushatës, por ishte pjesë e koordinimit që ka të bëj me situatën aktuale me koronavirusin Covid19. Në këtë drejtim ne bashkëbiseduam dhe sigurisht sugjerimet që kemi marrë nga shtabet zgjedhore të partive të koalicionit”, theksoi Kasami.
Sipas tij, vendi tani është në një situatë ku gjithë shteti e qytetarët po ballafaqohen me pandeminë me përmasa globale dhe se është një periudhë kur është ndërpre procesi zgjedhor”.
“Tani duhet një zgjidhje, ashtu që qytetarët të kenë të zgjedhurit e tyre në institucionet relevante të vendit. Ne me kompromis vendosëm prolongimin e procesit zgjedhor. Tash duhet të marrim një vendim tjetër të rëndësishëm në drejtim të vazhdimit të procesit zgjedhor”, theksoi Kasami.
Ai tha se duhet sa më shpejt të vendoset për të vazhduar afatet zgjedhore që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet. Sipas tij, vendi ka nevojë për një qeveri politike, e cila do të ketë përgjegjësitë për të qeverisur vendin me kapacitet të plotë dhe të ballafaqohet me situatën koronavirusin, ekonominë dhe aspektet e tjera.
Kasami përshëndeti vendimin e presidentit Pendarovski për të vazhduar edhe për dy javë gjendjen e jashtëzakonshme, për të pasur kohë që Qeveria ti dal në ndihmë qytetarëve, por edhe të arrihet një kompromis për datën e zgjedhjeve.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që në këtë periudhë të jenë më të kujdesshëm, të mbajnë distancën, të ndërmarrin masat mbrojtëse për të mos përhahur virusin, etj. Në këtë konferencë me gazetarët ka folur edhe kandidatja për deputete nga LSDM, Fanica Nikolovska.
Duhet përmendur faktin se edhe Lëvizja Besa , si pjesë e koialcionit “МОЖЕМЕ&MUNDEMI”, ka qëndrim të njëjtë me BDI-në , sa i përket nxitimit të mbajtjes së zgjedhjeve para datës 5 korrik, kur edhe pritet ardhja e mërgimtarëve për dallim nga koalicioni tjetër shqiptar që kërkon që zgjedhjet të mbahen ka fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit që përkon me kohën kur në vendlindje qëndrojnë një numër i madh i mërgimtarëve për pushime./fol.mk