Ndryshimi i stalionit të dytë të udhëheqësve nëpër institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, pas zgjedhjes së ministrave, mundet të përfshijë më shumë se njëmijë persona.

Sipas agjencisë Meta, sektori publik shtetëror ka 1.291 institucione që financohen nga buxheti shtetëror. Qeveria është themeluese e 49 institucioneve, shteti është themelues i 71 institucioneve, kurse Kuvendi është themelues i 25 institucioneve.

765 institucionet tjera janë themeluar nga komunat dhe nga Kryetari i shtetit, por këto nuk do të ishin përfshirë në këto ndryshime. Nga gjithsej 129 ndërmarrje publike, 12 janë themeluar nga Qeveria, nga tre prej tyre janë themeluar nga Kuvendi, kurse 114 janë themeluar nga Bashkia e Shkupit dhe komunat.

Partitë mohojnë të kenë negociuar për çështje të ndarjeve të pozitave të stalionit të dytë. Fillimisht rëndësi i është dhënë ndarjes së postit të ministrave. Këtë e ka konfirmuar për agjencinë Meta edhe Arben Taravari, i caktuar për ministër të Shëndetësisë. Ai ka theksuar se pas zgjedhjes së Qeverisë, ekipet e partive do të ulen për të diskutuar për ndarjen e pozitave të këtij stalioni.