EDITORIAL

Jozyrtarisht bëhet e ditur se koalicioni trepalësh ndërmjet ASH-së, Lëvizjes BESA dhe Alternativës, ndodhet  në  një  udhëkryq të  rrezikshm. Udhëkryq ky, nga i cili nëse nuk kalohet shpejt pasojat do të jenë katastrofale, për të tre partitë që pretendojnë të jenë fituese të zgjedhjeve te 12 prillit.

Nga  bisedimet e deritanishme, FOL ekskluzivisht mëson se  situata me koalicionimin e mundshëm trepalësh. është shumë më e komplikuar se sa duket dhe se vështire mund të ndodh, për shkaqe  që  janë  gati të pasqarueshme.  Edhe pse  nga  ASH  janë duke  bërë përpjekje për të arritur deri te koalicioni trepalësh, megjithatë edhe durimi i tyre është ka fundi dhe se janë të zhgënjyer,  nga të dyja partitë,  që me qasjen e tyre  e vështirësojnë arritjen e nje bashkëpunimi.

Për hir të së vërtetës  Lëvizja Besa me vendimin e fundit të  kryesisë së saj me gjithë dallimet që ia kanë pasur dhe vazhdojnë ti kenë me Alternativën, ata e shtrijtën dorën e pajtimit, duke e tejkaluar veten dhe duke i dhënë shansin nje koalicioni të fitores. Mirpo, fatkeqësisht nuk ndodh  kështu edhe me aktivistët e saj, të cilët janë aktivizuar nëpër rrjetet sociale dhe kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Alternativës, me anë të një fjalori tepër të ulët  denigrues, sigurisht se e vështirësojnë edhe më shumë bashkëpunimin e shumëpritur

Nga ana tjetër edhe  Alternativa e Gashit me  sjelljen e saj, e bën dhe më të vështirë arritjen e një koalicioni trepalësh, sidomos për shkak të qëndrimit të saj ngurt, që në asnjë mënyrë nuk pranon  as të ulet, e jo më që të bisedoj me Besën e Bilall Kasamit.

Në këtë situatë  sigurisht se  ASH ndodhet në një  pozicion shumë të vështirë sepse vetë  ishin inicues të bashkëpunimit dhe vendosës të parimeve.  Parim ky i cili ”duhej të uleshin bashkë në një tavolinë e të bisedojnë me njëri tjetrin ”.    Prandaj në këtë situatë kur njëra palë nuk i pranon parimet dhe bëhet perjashtuese  e tryezës dhe parimeve. i bie që  i edhe vetëpërjashtohet nga bashkëpunimi trepalësh.

ASH duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos i ngatërojë këto parime, sepse  vetë fjala parim përkufizohet si ide drejtuese sipas së cilës duhet të  ndërtohet diçka, andaj ASH duhet të sillet me shumë përgjegjshmëri ndaj veprime, që duhet ti marr ditëve në vazhdim.

Nëse ASH nuk do të veproj sipas parime që i ka vendosur vetë, atëher mund të ndodh që i gjithë ky angazhim mund ti kthehet vetë asaj si bumerang në zgjedhje, për më tepër kur ka zëra  në opinion se nuk është duke i  lexuar drejt rezultatet e bisedimeve në raportet me parimet që i ka vendosur. Andaj edhe pritjet bashke me  lutjet e tepërta  ndaj atyre që janë  përjashtues  sigurisht se duhet të marrin fund  dhe se atyre duhet thënë shkurt qartë dhe shqip , nëse nuk jeni të ngatshëm të bëheni pjesë e koalicionit trepalësh, ju qoftë rruga e mbarë në shoqëri të ”Mukit”./ fol.mk