Komisioni europian ka zgjedhur të mos e urojë fituesin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Maqedoni.

Zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç, ka thënë se do ta urojë Maqedoninë sapo te formohet zyrtarisht qeveria e re.

Ajo sot nuk ka dashur të urojë fitoren VMRO si fituese e zgjedhjeve në emër të Brukselit zyrtar.

Tradicionalisht urimet shkojnë kur vendi bën qeverinë dhe kryeministrin, ka thënë mes tjerave Kocijançiç. /albeu.com/