Komisioni Evropian nuk e konsideron problematike platformën shqiptarë që e ka inicuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Zëdhënësja e këtij komisioni, Maja ­ Kocijançiq nuk ka komentuar pyetjen e gazetarëve, për ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë në raportet e brendshme politike të Maqedonisë.  Ajo tha se nuk spekulojnë në lidhje me formimin e qeverisë, por që presin që ajo të formohet sa më shpejtë dhe të jetë e përkushtuar në zbatimin e reformave.

“Ashtu siç themi vazhdimisht, ne nuk spelojmë për formimin e Qeverisë dhe programin në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Por, ne presim, dhe ajo është që nga mbajtja e zgjedhjeve, formim të shpejtë të Qeverisë së re, e cila do të ketë mbështetje të gjerë politike dhe e cila do të jetë fuqishëm e përkushtuar në reformat evropiane dhe në implementimin e të gjitha pjesëve nga Marrëveshja e Përzhinos dhe reformave urgjente prioritetare. Ky është pozicion shumë i qartë dhe kjo është ajo që e presim dhe të cilën me padurim e presim”, tha zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.

Në pyetjet nëse Brukseli zyrtar përkrah ndërhyrja të kryeministrave të huaj në punët e brendshme të një shteti tjetër, Kocijançiq nuk ka komentuar por ka përsëritur deklaratën e njejtë se presin sa më shpejtë formimin e Qeverisë së re.

“Ne po flasim për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë e cila është në proces të formimit të Qeverisë së re, ne duam të shohim formim të shpejtë të Qeverisë e cila do të fokusohet në reforma, Marrëveshjen e Përzhinosh dhe reformat prioritare”, theksoi Kocijançiq.

Ndërkohë, zëdhënësi kryesor i KE-së, Margaritis Skinas, tha se përgjigja është shumë e qartë.

Nga ana tjetër, eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup, tha se Brukseli nuk ndërhyn në formimin e Qeverisë dhe ka porositur që partitë politike duhet të tregojnë maturi dhe të ofrojnë program i cili bazohet në Marrëveshjen e Përzhinos dhe është e përkushtuar në perspektivën evropiane./Shenja