Emisioni hulumtues “Kod” në Telma ka zbuluar se ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov ka qenë i shoqëwruar nga tre deputetë dhe ish-zv/ministrja e drejtësisë, në kohën kur ishte arrestuar në hotelin “Marriot” në Shkup, vetëm pak ditë pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Me Mijallkovin ishin deputetët Krsto Mukovski, Sasho Vasilevski dhe Nola Ismailovska – Starova, por edhe një ish-zv/ministre e drejtësisë në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Por deri tani nuk bëhet e ditur se çfarë po bisedonte Mijallkov me tre deputetët dhe se a ishte një taktizim për të planifikuar në anën tjetër një arratisje spektakolare sikur Gruevski.