Nga Ziadin Sela

Meqë jemi në kohë fushate parazgjedhore, është mjaft e natyrshme që t’u gjendem popullit për të cilën u kërkoj mandat për t’i përfaqësuar, guxoj të paraqes programin, platformën dhe idetë e mia politike për të qenë sa më konkurrues në bindjet dhe besueshmërinë ndaj qytetarëve. Shfrytëzoj rastin që, pos takimeve me qytetarë të shumtë të kthej vëmendjen e disa ideve të mia politike në media, që të mund çdo qytetar shqiptar të jetë pranë programit dhe platformës dhe ideve tona politike.

            Të gjithë e kemi të qartë se rëndësia e zgjedhjeve të 11 dhjetorit janë me rëndësi jetike, jo vetëm për mbarëvajtjen demokratike të procesit zgjedhor, por dhe se do të varet ardhmëria e gjeneratave të tona të reja, të cilët presin ditë të reja për një ndryshim të nevojshëm. Ndryshimi nuk vjen vetvetiu, por ai vjen me përpjekjen e të gjithë ne, për ta kthyer pranë kushteve tona që nesër të mund të kemi kushte për jetë, investime kapitale, të drejtë cilësore të edukimit arsimor dhe shëndetësi sa më kualitetative për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Ndryshimi nuk është i pamundur, por guximi ynë popullor mund ta sjellë atë në mesin tonë.

            Përpiqemi ta kujtojmë edhe me disa bëma tjera mandatin politik të Ali Ahmetit, në qeverisjen e tij në këto 13 vjet në pushtet.

·        Statusi juridik i pazgjidhur i veteranëve të UÇK-së ishte një premtim i partisë në pushtet BDI, por që realisht asnjëherë nuk u realizua ky premtim. Statusi i pazgjidhur i veteranëve të UÇK-së është një zhgënjim për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe ata të drejta të shqiptarëve që nuk u jetësuan kurrë. Ndryshe, nga Ali Ahmeti, zgjidhja e statusit të Branitellave nga Nikolla Gruevski jep shtegun se Ahmeti është i paaftë për t’i zgjidhur çështjet e hapura.

·        Zvogëlimi i flamurit kombëtar shqiptar përballë atij shtetëror është një dështim i pakooperueshëm për të gjithë shqiptarët, pasi populli ynë nuk e meriton një zhgënjim të tillë dhe një nënshtrim të këtij lloji.

·        Politizimi i skajshëm i Administratës Shtetërore mbetet një njollë e zezë për vetë institucionet e shtetit, ku shumica e administratorëve janë në shërbim të vetë partive në pushtet, dhe jo në shërbimin efikas të qytetarëve. Platforma jonë politike do arrijë ta depolitizojë administratën shtetërore dhe ta sistemojë që në mënyrë më efikase të punojë.

·        Propozimi për ndryshimin e stemës shtetërore me elementin e luanit mbetet një nga dështimet e radhës së partisë së Ali Ahmetit, për të cilën vë në shërbim interesin kombëtar në interesin e qëllimeve ditore politike të politikave të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Edhe pse kjo nismë dështoi, sidoqoftë vetëm nisma për propozimin e ndryshimit të stemës ishte një goditje dhe një zhgënjim për të gjithë ata qytetarë që votuan për këtë parti politike.

      Vlerësoj se 11 dhjetori do të sjellë kohën e re të ndryshimit dhe se ky ndryshim do të shërbejë për të mirën e të gjithë neve si shoqëri që do t’i paraprijmë ndryshimeve të mëdha. Unë si lider, por dhe si koalicion zotohemi se ndryshimin do ta sjellim në mesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

            Është koha e ndryshimit! Voto Ndryshe “Aleancën për Shqiptarët”!