Daniel Sturridge do të duhet të largohet nga Liverpool në mënyrë që ta gjejë formën.

Kështu thoin ish-sulmuesi i Rangers dhe Middlesbrough Kris Boyd.

Përfaqësuesi i Anglisë ka dështuar në Anfield nën Jurgen Klopp, duke bërë vetëm katër paraqitje nga minuta e parë këtë sezonë.

“S’ka dyshim se ai është futbollist i talentuar, por kur dikush si Origi vjen dhe shënon gola, çdoherë ka qenë titullar dhe nuk ka pasur rënie”.

“Klopp nuk e inkuadron atë, edhe nëse është plotësisht i gatshëm dhe s’është i lënduar”, ka thënë Boyd.