Shkruan Qenan Aliu

…Kush e paska sulmuar deputetin Muhamed Zeqiri nuk mundem ta vërtetojë, por duke u bazuar në pronocimin e tij vlerësoj se organet duhet të marin rë gjitha masat dhe të zhvillojnë procedurën konform ligjit.

Koktullacët e qaftrashët e askujt e as të Sasho Mijallkovit nuk mund të sulmojnë e kërcënojnë asnjë qytetarë e më së paku një DEPUTET kushdo qoftë ai.

Vlerësojë se Ministri i Punëve të Brendëshme për këtë procedurë duhet të kërkojë informacione të bollshme, ndërkaq për fajësi apo pafajësi vendos gjykata, por shtrohet pyteja cila gjykatë …?

Të gjithë para ligjit janë të barabartë, por si duket Sasho Mijallkov akoma po ,, kërcënon,, demek po që se nuk kërkove falje do të paditka deputen Zeqiri dhe median për shpifje dhe kuptohet gjykatat e tij të dënojnë me shuma të majme të parave në favor të bossit.

Zoti Zeqiri, çfar drejtësie do të pritni ju, këta gjykata edhe filmimet e kamerave të sigurisë kur ti shohin do ti mbyllin sytë, po a nuk dëgjuan qytetarët e këtij vendi ,,bombat,, me veshët e tyre, dhe hajdutët lëre që as që u skuqën pak por akoma shiten patriot, esnaf e bura të mirë… !

Kujdes, nëse sot ka qenë i sulmuar, kërcënuar dikush tjetër, nesër mund të sulmoheni, kërcënoheni dikush nga ju apo unë, prandaj duhet të reagohet !